Gjenerali Bashkim Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, Gjeneralin Corell kanë vizituar ushtarakët e FSK-së të cilët janë duke e realizuar konceptin e ushtrimit së bashku me ushtarakët Amerikanë.
Ky planifikim taktik u vëzhgua nga afër prej Komandantit të FSK-së.
“Komandanti i FSK-së vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas tyre synim i këtyre stërvitjeve që po kryhen është përgatitja më e mirë luftarake për fushëbetejë, si dhe ndërveprimi i përbashkët mes të dyja palëve.
“Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit”, vijon në postim.
Ndërsa gjatë ditës së premte të 20 majit, Komandanti i FSK-së ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Benjamin Corell.
Ku kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim rritjen dhe avancimin e partneritetit të të dyja forcave.