Komandanti i FSK-së, Jashari takon shefin e mbrojtjes së Gjermanisë- diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka pritur me ceremoni zyrtare shefin e mbrojtjes së Gjermanisë, gjeneral Eberhard Zorn me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë Gjeneral Eberhard Zorn

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant, Bashkim Jashari të mërkurën e 21 dhjetorit ka pritur me ceremoni zyrtare shefin e mbrojtjes së Gjermanisë, gjeneral Eberhard Zorn.

Sipas njoftimit nga FSK, të dy gjeneralët kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë.

Në njoftim thuhet se është diskutuar edhe për bashkëpunimin e afërt që FSK-ja e gëzon me ushtrinë gjermane dhe potencialin për zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

“Më këtë rast gjeneral Jashari falënderoi gjeneralin Zorn për përkushtimin e tij dhe të ushtrisë gjermane për të ndihmuar FSK-në në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake. Ushtria gjermane është njëra nga kontribuuesit më të mëdhenj me trajnime, ekspertizë dhe donacione të pajisjeve ushtarake për FSK-në, me fokus logjistikën”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në fund të vizitës, u shfrytëzua rasti që pala Gjermane zyrtarisht t’i dorëzojë FSK-së donacion veshje mbrojtëse specialistike kundër mjeteve shpërthyese për Specialistët e Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD), të Kompanisë së Deminimit të FSK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika