Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2024” në Uashington D.C.

FSK përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Jashari është takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Randy A. George, ku u diskutua lidhur me bashkëpunimin bilateral mes dy ushtrive, stërvitjet e përbashkëta si dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

Përveç pjesëmarrjes në sesionet kryesore të konferencës dhe panairit, FSK thotë se Jashari gjithashtu u takua me përfaqësuesit e disa prej agjencive kyçe të mbrojtjes me fokus të veçantë rreth bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

“Po ashtu, u njoftua me zhvillimet më të fundit teknologjike, përmes prezantimeve informuese dhe paneleve të diskutimit mbi fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në aktivitetet përkatëse, Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar, për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake dhe avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate”.

“Vizita e Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përderisa FSK po hyn në fazën përfundimtare të procesit të tranzicionit. Gjithashtu kjo vizitë shprehu rëndësinë e partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha FSK.

Shija e redaktorit

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Çeku: Boja mbështetës i lëvizjes paqësore dhe luftës së UÇK-së

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës(TMK), Agim Çeku në konferencën shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e...

Presidentja dekoron William Walker, Tom Lantos, Daniel Fried, Josh Black...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë...

Të fundit nga rubrika