Komandanti i KFOR-it: Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të përballet me pengesa, duhet të kapërcehen

Komandanti i KFOR-it, Oezkan Ulutash, gjatë fjalimit të tij në Bruksel për përfundimin e mandatit, theksoi se dialogu Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për stabilitetin e rajonit

Komandanti i KFOR-it në Kosovë Ozkan Ulutas

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si një proces të domosdoshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Në fjalimin e tij me rastin e përfundimit të mandatit të tij si komandant i KFOR-it, Ulutash theksoi se ky dialog nuk është vetëm një nevojë politike, por një akt moral që do të ndikojë pozitivisht te brezat e ardhshëm.

“Mandati im si Komandant i Forcës Paqeruajtëse në Kosovë po përfundon. Do të doja të shfrytëzoj rastin për të reflektuar për atë që ka qenë një vit plot ngjarje, për mua personalisht si komandant i parë turk i një misioni të NATO-s dhe për situatën e sigurisë në Kosovë, të cilën KFOR-i vazhdon ta mbështesë… Pavarësisht dallimeve të tyre, të gjitha komunitetet në Kosovë ndajnë shpresën e përbashkët për të ardhme paqësore dhe të begatë. Tensionet ende ziejnë dhe mosbesimi midis komuniteteve pengon përparimin. Dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës vazhdon të përballet me pengesa.

“Në këtë drejtim, NATO-ja dhe KFOR-i mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për zgjidhje të qëndrueshme të çështjeve në pritje. Mbetem optimist se me durim, këmbëngulje dhe qëndrim konstruktiv nga të gjitha anët, këto pengesa mund të kapërcehen”, ka thënë ndër të tjera Ulutash.

Vazhdimi i dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mbetet thelbësor dhe besoj fort se është e mundur. Megjithatë, kjo kërkon guxim dhe përkushtim të vërtetë nga të dyja palët. Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe morale për hir të brezave të ardhshëm”.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika