Komandanti i KFOR-it: Për situatën në veri nuk ka zgjidhje ushtarake, vetëm politike

Ristuccia vlerësoi se tensioni midis dy palëve, Kosovës dhe Serbisë mbetet i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike që kanë dy vendet në mes vete. Ai vlerëson se zgjidhja mbetet politike

Mitrovica e Veriut

Komandanti i trupave të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka vlerësuar se zgjidhja e vetme për situatën në veri të Kosovës mbetet një zgjidhje politike, jo ushtarake.

Siç raporton Reuters, komandanti i trupave të udhëhequra nga NATO në territorin ballkanik deklaroi se Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme”.

Krahas kësaj, ai vlerësoi se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – tensionin për shkak të … morisë së çështjeve të pazgjidhura,” u tha ai gazetarëve në Selinë e NATO-s në Bruksel. “Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve,” shtoi ai.

“Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike.”

Më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës, sipas NATO-s.

Rreth 50 protestues u plagosën gjithashtu.

Përplasjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në veri pas zgjedhjeve lokale të cilat u  bojkotuan nga serbët lokalë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika