Komandanti i KFOR-it: S’është koha të hapet ura mbi Ibër, rrezikohen ushtarët dhe qytetarët

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë do të rrezikonte jetën e ushtarëve të misionit që ai e drejton.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, ai ka thënë se vendimi për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Sa i përket urës në lumin Ibër, qëndrimi i NATO-s dhe KFOR-it ishte i qartë, transparent dhe konsistent. Për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike, hapja e urës në këtë kohë do t’i ekspozonte ushtarët e KFOR-it dhe komunitetin lokal ndaj një rreziku të papranueshëm dhe të panevojshëm të dhunës. Vendimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të merren përmes dialogut dhe koordinimit në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare dhe KFOR-in”, ka thënë Barduni.

Duke folur për sigurinë, Barduani është shprehur se situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë.

“Ndonëse nuk do të spekuloj për skenarë të mundshëm në të ardhmen, mund t’ju siguroj se KFOR-i është duke monitoruar vazhdimisht të gjitha ngjarjet që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë dhe më gjerë në rajon. KFOR-i është i pajisur mirë dhe i pozicionuar për të parandaluar përshkallëzimin dhe për t’iu përgjigjur çdo situate të sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Prandaj, ne do të vazhdojmë të sigurojmë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka deklaruar komandanti i KFOR-it.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika