Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë

"Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura ndonjëherë konvergjuese", kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në një takim me shefat e Mbrojtjes të NATO-s

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, në takimin e Shefave të Mbrojtjes të NATO-s që është mbajtur të enjten, ka thënë se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.

Ristuccia i ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin e tyre në përkrahjen e misionit të KFOR-it.

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, ndonjëherë konvergjuese”, kështu ka njoftuar KFOR-i në Twitter.

Gjeneral-majori, Angelo Michele Ristuccia, ka theksuar se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

“KFOR-i po zbaton çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin që i buron nga OKB-ja, e që ka për qëllim lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e sigurisë”.

Po ashtu, ai ka theksuar se po krijon kushte që të konsolidohet dhe të ecë para dialogu i lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika