Komandanti i KFOR-it takohet me Rakiqin dhe kryetarët e komunave veriore

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe bashkë me kryetarët serbë të komunave veriore janë takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, takim në të cilin kanë diskutuar për sigurinë dhe tensionet e fundit në veri

Foto: Tanjug Kryetarët e komunave veriore, kryetari i listës Serbe, Goran Rakiq dhe Komandanti i KFOR-IT, Ferenc Kajari

Të enjten e 11 gushtit, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherësh edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, bashkë me kryetarët serbë të komunave veriore janë takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, raporton mediumi serb, Tanjug.

Sipas mediumit serb, Goran Rakiq ka thënë se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi parësor, prandaj KFOR-i mbetet i garantues se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet.

“Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi ynë parësor, andaj KFOR-i duhet të mbetet i sigurt se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet për shkak të marrëveshjes për reciprocitet me Kosovën dhe njoftimit se me 1 shtator do të vazhdojë regjistrimi i automjeteve dhe lëshimi i dokumenteve hyrje-dalje”, nga autoritetet shtetërore të Kosovës.

Ndër të tjera në këtë takim ata kanë thënë se “Jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet nga palët e kundërta”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika