Komandanti i KFOR-it takon presidenten Osmani, diskutojnë për sigurinë në vend

Komandanti i KFOR-it ka theksuar nevojën kruciale për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë vendin për të mirën e të gjitha komuniteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur të premten në një takim nga komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori, Ozkan Ulutash.

Takimi i tyre është zhvilluar në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë teksa është theksuar nevoja kruciale për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të KFOR-it dhe Kosovës për siguri të qëndrueshme në mbarë vendin.

“Gjeneralmajor Ulutaş theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka njoftuar faqja zyrtare e KFOR-it në X.

Komandanti i KFOR-it ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij në OKB dhe nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë së KFOR-it në mbështetje të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë së KFOR-it në mbështetje të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga BE-ja”, vazhdon njoftimi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika