Komandantja supreme e FSK-së takon të parin e Mbrojtjes për situatën në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së marte ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, komandantin e FSK-së dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilët ka diskutuar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e fundit në veri

Pamje nga takimi





Pas zhvillimeve të ditëve të fundit në veri të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të martën me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Nëpërmjet një komunikate për media të Presidencës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe sfidat e sigurisë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë, thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”.

Ndërsa, Osmani ka takuar edhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Pamje nga takimi

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani dhe gjenerallejtënant Jashari diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend.

“Në takim me gjenerallejtënant Jasharin, u diskutua edhe për ngritjen e kapaciteteve, trajnimet dhe përgatitjet e FSK-së për ta realizuar misionin e saj”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë ditës së marte presidentja Osmani ka pritur në takim edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, të shtunën e 5 nëntorit.

Pas takimit të mbajtur në Zveçan, ishte momenti pas deklaratës së një zyrtari policor serb, atëherë kur një pjesë tjetër e policëve serbë zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës për të treguar në mënyrë simbolike se bojkotimi tashmë po ndodhte.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Veprime të tilla, janë konsideruar si veprime të drejtuara nga Beogradi me qëllim të destabilizimit të sigurisë në vend nga ana e presidentes Osmani.

Ajo ka deklaruar, nëpërmjet një postimi në Facebook, se autoritetet e Kosovës do të marrin hapa për të garantuar sigurinë publike dhe se kjo, do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika