Kombëtarja e Izraelit në futboll arrin në Kosovë nën masa të rrepta sigurie

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës ruajnë hotelin ku po qëndron kombëtarja e Izraelit. Prishtinë, 10 nëntor 2023.

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X, që më herët njihej si Twitter, një video ku dukeshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.

“Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit – që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor./REL

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian qëkur iu bashkua UEFA-s më 1994. Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika