Kombëtarja e Kosovës në Hendboll kanë arritur të kualifikohen në fazën e dytë për Botërorin 2023.
“Kalojmë për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese për Botëror”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës në Facebook.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën në Istog, me rezultat 28 me 29 për Kosovë.
Ndryshe këto dy klube kanë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës së parë për Botërorin 2023, përballja e parë është zhvilluar të enjten e 3 nëntorit ndërsa e dyta të shtunën e 5 nëntorit.
Nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj, ka uruar vajzat përmes një postimi në Facebook, dhe këtë fitore e ka quajtur sukses historik.
“Sonte, në Istog, në ndeshjen e dytë vendimtare kundër Kombëtares së Ishujve Faroe, Kosova arriti suksesin historik të kalimit të një rundi për kualifikim në Kampionatin Botëror të Hendbollit”, ka shkruar Nimanaj.