Kombibusët ilegalë vazhdojnë qarkullimin në Mitrovicë, kompanitë e autobusëve parashikojnë protestë

Paslufta në Kosovë solli shumë probleme e parregullsi në shumë sfera, e, siç duket, kësaj situate nuk mund t'i shmangej as transporti publik. Pas dy dekadash, në Mitrovicë ekziston po i njëjti problem me kombi-busët ilegalë që veprojnë në këtë qytet

Ilustrim

Kombibusët ilegalë në Mitrovicë vazhdojnë të qarkullojnë duke ua penguar punën autobusëve dhe linjave të tyre të rregullta.

Kompanitë e autobusëve çdoherë e kanë shprehur këtë parregullsi, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.

Kjo situatë është që nga paslufta thonë qytetarët dhe kompanitë e autobusëve.

Valon Brahimi, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se i kanë larguar nga vendi ku kanë qenë të stacionuar.

Brahimi ka thënë se aktualisht nuk kanë asnjë vendnisje në këtë qytet.

“Ne i kemi larguar nga vendi ku kanë qenë të stacionuar. Momentalisht nuk kanë asnjë vendnisje nga Mitrovica”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë.

Ndërsa, Hashim Miftari, nënkryetar i shoqatës së autobusëve në regjionin e Mitrovicës, në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se këta kombibusë punojnë pa licencë e pa orar.

“Ky problem ekziston që nga paslufta, punojnë pa licencë, pa orar, me një fjalë ilegalisht dhe na dëmtojnë ne si operatorë të licencuar që paguajmë tatime dhe taksa për Republikën e Kosovës”, ka thënë Miftari.

Miftari ka thënë se dëmet që shkaktojnë kombibusët ilegalë janë shumë të mëdha, duke shtuar se mezi mbijetojnë nga dëmi që u shkaktohet.

“Dëmet që na shkaktohen janë shumë të mëdha, me një fjalë na e marrin kafshatën e gojës, ne mezi mbijetojmë nga ky dëm”, ka thënë tutje ai.

Miftari është shprehur se lidhur me këtë, institucionet përkatëse duhet t’i ndërmarrin hapat e duhur, sepse siç thotë ai, ligji nuk parasheh t’u bëhet udhëtarëve transport me kombibusë.

“Institucionet duhet të ndërmarrin masat e duhura, ligji nuk parashesh t’u bëhet udhëtarëve transport me kombibusë”, ka shtuar Miftari.

Ai është shprehur se parashikojnë protesta dhe bllokim të rrugëve.

“Parashikojmë protesta, bllokim të rrugëve, nuk na ka mbetur asgjë tjetër. S’ka institucion që nuk e kemi lajmëruar si komunën, policinë dhe Inspektoratin e Ministrisë së Infrastrukturës”, ka shtuar Miftari.

Miftari ka përfunduar duke theksuar se nëse nuk ndërmerret diçka, atëherë do ta ndërpresin punën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika