Vera është tradicionalisht plot ngjyra, por krahas varianteve të buta pastel, veshjet dhe aksesorët kanë gjithashtu nuanca intensive dhe me ngjyra të ndezura. Stina e bukur po afrohet e bashk me të dhe shumë pyetje për një dukje sa më tërheqëse e të përshtatshme për këtë sezon.Si të kombinoni ngjyrat e pranverës-verës 2022?

Duke luajtur në kontrast, e kuqja muns të shoqërohet me portokallia, e verdha me jeshile, blu me rozën e kombinime te ngjashme duke lujatur me ngjyra.
Efekti nuk do të kalojë pa u vënë re, por për të mos rënë shumë në sy gjëja e rëndësishme është të hiqni dorë nga teksturat e zbukuruara, dekorimet që bien në sy si dantella dhe xixat.

Mund të jeni elegante edhe duke guxuar me përzierjen e nuancave. E rëndësishme është të mos luani edhe në kontrastin e stileve. Për të shmangur tonet e papajtueshme, rekomandohet gjithashtu kombinimi i pëlhurave të ndryshme: pra mëndafshi jo vetëm me mëndafsh, pambuku jo vetëm me pambuk. Kombinimet e një efekti të shkëlqyeshëm janë portokallia me vjollcën dhe blunë, jeshile bari me të verdhë.

Efekti i ngjyrës mund të jetë po aq shkatërrues duke u fokusuar në një pamje totale të bllokut të ngjyrave, gjëja e rëndësishme është të zgjidhni gjithmonë nuancat e ndritshme.