Komentet e qytetarëve në ZRRE nuk pritët të ndalin shtrenjtimin e energjisë

Komentet të cilat kanë shkuar në drejtim të ZRRE-së deri në orën 16:00 të kësaj të premte në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike nuk po vlerësohen se do kenë ndonjë ndikim që të zmbrapsin këtë institucion që ta rris çmimin e rrymës

Ora 16:00 e kësaj të premte ishte afati i fundit kur të gjithë qytetarët dhe palët kanë mundur të dërgojnë komentet në lidhje me rekomandimin e ZRrE-së për rritje të tarifave për 15% të energjisë elektrike.

Këto komente, për dallim nga herët e kaluara, nuk janë publikuar ende në faqen e ZRrE-së.

Madje, pati aludime që emaili i dedikuar nga ZRRE për pranimin e këtyre komenteve nuk është duke funksionuar, që u demantua nga ky institucion, duke thënë se i kanë pranuar dhe do t’i shqyrtojnë të gjitha komentet që janë pranuar.

Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se kanë raportuar rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit, Zyra e Rregullatorit për Energji dëshiron të bëjë të ditur se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente. – ZRRE

Këto komente profesori universitar, Shkumbin Misini po i konsideron pa ndonjë ndikim, meqë shtrenjtimi i energjisë elektrike është i pashmangshëm në bazë të asaj që është deklaruar ZRRE.

Unë mendoj që baza do të jetë vetëm 15% sepse çmimi i rritjës së energjisë elektrike do të shkoj shumë më lartë, sepse këta nuk e kanë specifiku nëse është vetëm me bazë fillestare 15%-shi apo në vlerë totale në faturë”, ka thënë Shkumbin Misini, Profesori universitar.

Por, ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj thotë që mos publikimi komenteve nga ZRrE është shqetësues dhe shpreson që t’i publikojnë ndërkohë.

Gjithmonë, çdo vit do të jetë e njëjta praktikë e njëjta logjikë, rritjen e çmimeve të energjisë elektrike pavarësisisht çka do të ndodh me bursat ndërkombëtare, ZRrE është organ i zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës dhe do të duhej që me profesionalizëm të trajtoj të gjitha kërkesat jo vetëm të qytetarëve e bizneseve por edhe të operatorëve ekonomikë”, ka thënë Ismet Mulaj, Ish-ministri i Tregtisë.

Tarifat e reja të energjisë elektrike, zbatohen nga 1 prilli, megjithëkëtë ZRrE pritet që vendimin ta marr pas kësaj date.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika