Komentet mbi planin e sekuencimit, Kurti flet edhe për  hapjen e Urës së Ibrit

Sot është afati i fundit lidhur me dërgimin e komenteve mbi dokumentin e planit të sekuencimit të kërkuar nga Lajçak. Kurti në mëngjes gjatë një konference për media tha se janë duke punuar ende në të. Kurse në lidhje me takimin me ambasadorët e QUNIT-it për hapjen e “Urës së Ibrit” nuk dha informacione veçse tha se hapja e saj do t’iu shërbej të gjithëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria e Republikës së Kosovës kishin thënë që do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak.

Megjithatë të paktën deri në orën 10:00 të mëngjesit të kësaj date kjo nuk u bë, pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në konferencën që mbajti këtë të enjte tha se janë duke punuar ende.

“Ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar edhe në këtë kohë që ne po flasim, në mënyrë që t’i përgjigjen Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar, e për këtë gjë sigurisht që do t’ju njoftojmë edhe juve gjatë ditës së sotme ose më së largu nesër paradite”, ka thënë Kurti.

Lidhur me këtë çështje ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Blerim Canaj thotë se dërgimi i këtyre komenteve nga dy shtetet tregon se kanë interes në zhbllokim të dialogut.

“Është një tendence që të tregohet që të dy qeveritë kanë një përpjekje për zhbllokim të dialogut që i bie automatikisht se dialogu do të vazhdojë”, ka thënë Canaj.

Të njëjtat pritje i ka edhe politologu Fidan Ukaj.

“Une jam skeptik se do të ketë lëvizje përpara, se do të ketë një përafrim se si do të ketë një përfarim se si do të përafrohen këto dakordime duke ditë edhe kërkesën permanente të Serbisë për formimin e asociacionit”, ka thënë Ukaj.

Kurti një ditë më herët pati një takim edhe me ambasadorët e QUNIT-it me të cilët bisedoi edhe për hapjen e urës së Ibrit, për të cilin nuk dha shumë detaje por la të kuptohet se ajo mund të hapet.

“Askush nuk mund të thotë që është e mirë edhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të  zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes në të njëjtën kohë të kemi paqe e siguri për të gjithë”, ka thënë Ukaj.

Nga Bashkimi Europian nuk dhanë ndonjë qëndrim në pyetjet e TV Dukagjinit lidhur me këtë temë, kurse as ata e as Qeveria e Kosovës deri në përfundim të orarit zyrtar, nuk treguan nëse janë dërguar komentet nga të dyja shtetet.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika