KOMF reagon pas rrahjes së 3-vjeçarit në një kopsht në Fushë-Kosovë

KOMF bën thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe inspektimi sistematik i kopshteve, pas rastit të rrahjes së trevjeçarit nga tri edukatore në kopshtin "Gëzimi Ynë" në Fushë-Kosovë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, ka shprehur shqetësim për pamjet filmike të publikuara lidhur me qasjen e edukatoreve dhe trajtimin ndaj një fëmije 3-vjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë.

Momentet e të ushqyerit, të pushimit, të gjumit apo të aktiviteteve dhe lojërave të tjera, janë të natyrës edukative dhe rekreative.

“Prandaj, çdo qasje e papërshtatshme, e vrazhdë apo e dhunshme e përdorur nga edukatoret, për të detyruar fëmijën që t’i realizojë ato përmes presionit, tërheqjes, zvarritjes, dhunës verbale apo fizike, përbën një shkelje të rëndë e cila dëmton të gjitha sferat e zhvillimit të fëmijës”, ka shkruar KOMF në rrjetin social në Facebook.

KOMF ka bërë thirrje që të intensifikohet monitorimi dhe inspektimi sistematik i kopshteve përmes inspektorëve dhe konsultimeve me prindërit në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.

“Kopshtet duhet të kenë politikë apo rregullore të posaçme për mbrojtjen e fëmijës me qëllim të krijimit të një sistemi të brendshëm që parandalon dhe reagon ndaj shkeljeve të të drejtave të fëmijës”, thuhet, ndër të tjera, në reagimin publik të KOMF-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika