Komisioni Disiplinor e largon nga shërbimi civil të sanksionuarin nga SHBA-ja

Nexhat Krasniqi

Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin që ta largojë nga shërbimi civil, Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media.

“Sot kemi marrë informacione se Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për rastin e Nexhat Krasniqit, meqë rast, vendimi është heqje nga shërbimi civil”, ka thënë Aliu.

Më 3 nëntor të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Ai edhe pas këtij vendimi të DASh-it ishte kthyer në pozitën e drejtorit të Departamentit të  Infrastrukturës Rrugore me vendim të ministrisë që udhëheq Aliu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika