Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore diskuton rreth angazhimit të ekspertëve

Komisioni Hetimor Parlamentar do të mblidhet sot për të diskutuar angazhimin e ekspertëve nga ora 13:00 për të hetuar procedurat e furnizimit dhe menaxhimit të rezervave shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar.

Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili është themeluar për t’i hetuar procedurat e furnizimit dhe menaxhimit të rezervave shtetërore, pritet të mbajë një mbledhje nga ora 13:00.

Mbledhja vjen pas dyshimeve të ngritura gjatë vitit të kaluar për keqpërdorim dhe abuzim me rezervat shtetërore.

Gjatë mbledhjes, një pikë kryesore e diskutimit është angazhimi i ekspertëve për të kryer hetimin.

Në lidhje me këtë çështje, disa persona u arrestuan vitin e shkuar, ndërsa vetë komisioni pësoi disa vonesa për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët janë pjesë e këtij komisioni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika