Të premten e 18 nëntorit, Komisioni Hetimor Parlamentar për energji do të vazhdojë me intervistimin e dëshmitarëve.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike do të intervistojë dëshmitarët nga bordi i ZRrE-së për periudhën 2008-2013.
Ndryshe, kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, anëtar tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, raporton EO.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj, ndërsa nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Ndryshe, të enjten, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, ka folur për “aferën” që sipas mediave sllovene, Berishaj ishte bërë pjesë e një skeme, ku parat e dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori Berishaj.
Ndonëse nuk e quan “aferë”, ai e ka shpalosur qëndrimin e tij mbi këtë rast, teksa ka theksuar se të njëjtën medie e ka dërguar në gjyq për shpifje.
Ai ka mohuar çdo lidhje me skandalin për të cilin kishin raportuar mediat sllovene se “ai ka pranuar 600 mijë euro nga kompania GEN”. Por, Berishaj e ka pranuar që ka qenë këshilltar i GEN deri në vitin 2019.
Berishaj: Raportimi nga mediat sllovene është shpifje, s’kam pushkë për mediat kosovare