Komisioni hetimor për krizën energjetike shqyrton CV-të e ekspertëve

Në mbledhjen e së premtes, Komisioni Hetimor Parlamentar ka miratuar planin e veprimit të shqyrtimit të CV-ve të ekspertëve, në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike

Komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së premtes planin e veprimit.

Pas kësaj, Komisioni e vazhdoi punën pa praninë e mediave, ku në rend dite ishte shqyrtimi i CV-ve të ekspertëve, raporton EO.

Fillimisht, kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, kërkoi që t’i kenë dokumentet e nevojshme nëse ka pasur elemente të diskriminimit në kohën kur është marrë vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se vendimi i Gjykatës Themelore dhe e Apelit është i gabuar.

Qëllimi i themelimit të komisionit është hetimi i krizës energjetike nga tremujori i fundit i vitit 2021 e deri më sot, që i bie deri më 5 maj. Sa i përket kërkesës për dokumente, vendimi i Gjykatës Themelore dhe të Apelit është i gabuar. Këto dyja nuk po i shoh te ndonjë relevancë”, tha ajo.

Të premten e 27 majit, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar që në listën e dëshmitarëve të përfshihen edhe kryetarët e partive opozitare.

Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën energjetike pritet të intervistojë edhe krerët e partive politike

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika