Komisioni Hetimor për tekstet shkollore më 21 qershor propozon tre ekspertë

Të premten e 21 qershorit, Komisioni Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore për vitin 2023/24 do të mblidhet për propozimin e tre ekspertëve

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, të premten ka diskutuar rreth angazhimit të ekspertëve.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se janë nëntë aplikime.

“Ne e kemi marrë një listë pasi është kryer afati i aplikimit, gjithsej i kemi nëntë aplikime, dokumentacioni është i bollshëm”, ka deklaruar Dreshaj.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, tha se në bazë të nevojave i sheh tre ekspertë, në fushën e ekonomisë, një në aspektin juridik dhe një ekspert në auditim e arsim, dhe pastaj gjithsecili të ofrojë një ekspertizë me eksperiencën e tij profesionale.

“Ne i kemi emrat, në fushën e sferës së ekonomisë ta kemi një ekspert, nga ana e auditimit dhe arsimit të kemi një ekspert, edhe në aspektin juridik. Nëse janë më shumë se 2-3 të njëjtës fushë, i angazhojmë ata që kanë më shumë eksperienca profesionale”, ka deklaruar Haxhiu.

Duke ironizuar, Haxhiu se për aspekte të filozofisë duhet të thirret kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në kandidaturë po e shoh që ka edhe të fushës së filozofisë dhe mendoj që ndoshta mund të na hyjë edhe në punë por për aspekte të filozofisë e kemi kryetarin e kuvendit dhe nëse na duhet e marrim kryetarin e kuvendit për çështje të filozofisë”, u shpreh ai.

Ndërsa, deputeti nga pushteti, Armend Muja, tha se ende nuk e ka parë plotësisht materialin e dokumentacioneve dhe se, sipas tij, duhet të vlerësohen kush i ka plotësuar kushtet dhe të paraqiten pastaj.

Derisa deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, deklaroi se dokumentacioni është i kompletuar.

Ndryshe, komisioni vendosi që të premten në ora 10:00 të mbahet mbledhja e radhës për të propozuar emrat e tre ekspertëve.

Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit ishin pajtuar që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet në formë të thirrjes dhe jo të konkursit.

Në mbledhjen e këtij komisioni më 17 maj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të buxhetit nga Ministria e Arsimit në vitin e kaluar për tekstet shkollore.

“Hajni e MAShT-it”, Kastrati hedh dyshime për keqpërdorim të buxhetit për tekstet shkollore

Kastrati e ka quajtur hajni të MAShT-it keqpërdorimin e buxhetit për tekstet shkollore, teksa ia ka drejtuar disa pyetje.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika