Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve do të publikojë dokumentet e taksave të ish-presidentit Trump

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjesërisht të redaktuara të taksave të ish-Presidentit Donald Trump

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjesërisht të redaktuara të taksave të ish-Presidentit Donald Trump, u tha gazetarëve të martën anëtari më i lartë republikan i komisionit, Kevin Brady.

Publikimi informacionit privat të taksave, të cilin ish-presidenti Trump e kishte kundërshtuar me forcë për vite me radhë, mund të sjellë një vëmendje tjetër të padëshiruar ndaj tij në një kohë kur ai ka shpallur kandidaturën përsëri për Shtëpinë e Bardhë, shkruan VOA.

Trump, ndryshe nga kandidatët e mëparshëm presidencialë, refuzoi t’i bënte publike deklaratat e tij të taksave, pasi u përpoq të mbante sekret detajet e pasurisë së tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij të pasurive të patundshme, “Organizata Trump”.

Ai kundërshtoi përpjekjet e demokratëve për të pasur qasje tek ato dokumente.

Kandidatëve nuk u kërkohet me ligj të publikojnë formularët e tyre të taksave, por kandidatët e mëparshëm presidencialë të të dyja palëve e kanë bërë vullnetarisht një gjë të tillë për dekada me radhë.

Demokratët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Taksave kanë thënë se duhet të shohin të dhënat për të vlerësuar nëse agjencia e taksave po i shqyrton siç duhet deklaratat tatimore presidenciale dhe për të vlerësuar nëse nevojitet legjislacion i ri në këtë drejtim.

Komisioni i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve, për ngjarjet e 6 janarit u kërkoi prokurorëve federalë të ndjekin penalisht Trump për nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika