Komisioni i Venecias ngre dilema për konfiskimin e pasurisë

Komisioni i Venecias ka përmbledhur opinionin sa i përket nismës për themelimin e një Byroje Shtetërore e Konfuskimin e Pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë, ndërsa në opinionin që e ka kërkuar vetë Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksohet në mbi tre pika se themelimi i një organi si Byroja mund të jetë i panevojshëm

Në një dokument me 13 kapituj e 76 pika, Komisioni i Venecias ka përmbledhur opinionin sa i përket nismës për themelimin e një Byroje Shtetërore e Konfuskimin e Pasurisë së pajustifikueshme në Kosovë.

Ani pse nuk i thuhet decidivisht jo kësaj praktike të propozuar përmes projektligjit, opinioni në fjalë ka shumë shpërputhje me atë se çfarë ka proklamuar në konferencë ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në opinionin që e ka kërkuar vetë Ministria e Drejtësisë theksohet në mbi tre pika se themelimi i një organi si Byroja mund të jetë i panevojshëm.

“Është diskutueshme nëse themelimi i një organi të ri si Byroja, do ta bënte luftën kundër korrupsionit vërtet më efektive ose nëse do ta ndërlikonte më tepër të gjithë sistemin i cili tashmë përfshin një numër organesh si policia, prokuroria, organet tatimore dhe doganore dhe Agjencia Kundër Korrupsionit. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për t’iu nënshtruar zyrtarët dy procedura të ndryshme të verifikimit të të njëjtave pasuri, sidomos në një shtet me madhësinë e Kosovës”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Komisioni i Venecias i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe një çështjeje.

Për ta mbetet e pakuptimit përfshirja e familjarëve të zyrtarëve si subjekt hetimi për pasurinë e pajustifikueshme.

“Lind pyetja pse nuk merren parasysh “anëtarët e familjes” si “palë të treta”. Nëse ata janë në shënjestër vetëm sepse mund të kenë marrë asete nga “personat zyrtarë”, ata logjikisht do të ishin gjithashtu “persona të tretë”, të cilit i janë bartur pasuria e personit që është palë në procedurë. Duke u trajtuar në të njëjtën mënyrë si “zyrtarët” mund të jetë ndërhyrje joproporcionale në të drejtën e anëtarëve të familjes për privatësi.”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Në shënjestër të kritikës në këtë opinon është edhe mënyra e parashikuar për përzgjedhjen e drejtorit të kësaj byroje.

Nëse një gjë e tillë bëhet nga Kuvendi, sipas Komisionit të Venecias mund të konsiderohet si proces i politizuar.

“Kërkesa për një shumicë të kualifikuar (dy të tretat) për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm nga Kuvendi do të ishte qartësisht e preferueshme, Komisioni i Venecias vëren se kjo mund të kërkojë ndryshime kushtetuese dhe mund të jetë e vështirë për t’u arritur, të paktën në afat të shkurtër. Në këtë rast, Komisioni rekomandon futjen e konsultimit të detyrueshëm të ekspertëve të pavarur për këtë proces. Do të ishte e këshillueshme që Drejtori i Përgjithshëm të zgjidhej nga një komision i jashtëm i përbërë nga institucione të ekspertë të pavarur. Themelimi i një organi drejtues pluralist të Byrosë, anëtarët e të cilit mund të delegohen nga institucionet e pavarura, mund të jetë një alternativë tjetër”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Ndër të tjera ky opinion ngre dyshimet për personelin dhe përvojën e kuadrove që do të funksionojë në kuadër të këtij organi.

“Sa ka në Kosovë hetues profesionistë të trajnuar mirë, me përvojë, përvec atyre që tashmë e bëjnë atë punë në agjencitë ekzistuese? Në këtë skenar, do të jetë vendimtare sigurimi i Byrosë me një numër të mjaftueshëm të personelit shumë të specializuar që është në gjendje të merret me raste komplekse dhe të profilit të lartë të korrupsionit dhe pasurisë së pashpjegueshme, dhe  me kompetenca të forta hetimore.”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Opinioni i plotë për këtë çështje nga Komisioni i Venecias është publikuar këtë të martë, ndërsa paraprakisht të shtunën kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Albulena Haxhiu, kanë thënë se përmes këtij opinioni i është dhënë drita e gjelbër për të proceduar tutje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika