Komisioni me gjashtë vota pro përkrah projektligjin për KPM-në

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me gjashtë vota pro i ka dhënë përkrahje projektligjit të ri për KPM-në i cili javën e kaluar është kritikuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara, Asociacioni i gazetarëve dhe organizatat evropiane të specializuara në fushën e mediave

FOTO:EO

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me gjashtë vota pro i ka dhënë përkrahje projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Në këtë komision, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka thënë se ky projektligj është në harmoni të plotë me direktivën e Bashkimit Europian për Mediat dhe sipas tij, siguron mjedis konkurrues dhe kushte të barabarta për secilin shërbyes të produkteve mediale.

Ndërkaq kritika pati nga partitë opozitare, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se projektligji i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka ngjallur shqetësime të shumta në publik dhe si i tillë duhet të dërgohet në Komisonin e Venecias për vlerësim.

Bislimi për projektligjin e ri të KPM-së: Me anë të tij rritet transparenca në pronësinë e medias

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika