​Komisioni për Ekonomi miraton masat e përkohshme për produktet bazë

Këtë të hënë, Komisioni për Ekonomi ka miratuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore, në raste të veçanta të destabilizimit në treg





Të hënën e shtatë nëntorit, Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar Projektligjin me katër amendamente shtesë nga Zyra e Bashkimit Evropian, për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Projektligji i miratuar për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore është miratuar në parim në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovë.

Po ashtu, është caktuar që të shqyrtohet në lexim të dytë me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor.

Deputetja nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ky projektligj është përmbajtësor dhe esencial. Ndërsa, deputeti nga AAK, Pal Lekaj, është shprehur se ky projektligj është kundër kushtetutës.

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar projektligjin për vendosjen e çmimve tavan në produktet themelore pa votat e opozitës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika