Komisioni për Ekonomi shqyrton vendimin e presidentes për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Komisioni për Ekonomi shqyrton kthimin nga Presidentja Osmani të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit për rishqyrtim, për shkak të cenimit të mbrojtjes së shëndetit dhe mjedisit

Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të shqyrtojë “Vendimin e Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit”.

Në njoftim thuhet se ky Komision do të shqyrtojë raportin me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut.

Ndryshe, vlen të theksohet se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me 19 nëntor ka marrë vendim që ta kthejë në Kuvend Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

 Osmani ka theksuar se arsyet që kanë çuar në kthimin e Ligjit te Kuvendi, kanë të bëjnë me nenin 17, paragrafin 4 të Ligjit të miratuar, i cili pamundëson realizimin e qëllimit të synuar të Ligjit në raport me mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit të konsumatorit.

“Kjo sepse i njejti cënon mundësinë e zbatimit të obligimeve kushtetuese të institucioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pasi që kufizon aplikimin e masave të tjera, siç mund të ishte kalimi në paketimin më të qëndrueshëm dhe më miqësor për mjedisin”, thuhet në arsyetimin e këtij vendimi.

Arsye tjetër që përmendet është se e njëjta dispozitë e kufizon Qeverinë dhe Ministrinë e Mjedisit që të ndërmarrin masa alternative që mund të lejojnë përdorimin e materialeve më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, siç janë qeset e letrës (eco-friendly) apo materialet tjera të biodegradueshme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika