FFK-ja thotë se Policia u fut paautorizim në hotelin e lojtarëve të Kombëtares

KE i FFK-së ka mbajtur mbledhje tjetër urgjente në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur, pas arrestimit të Agim Ademit. KE vendosi që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur të hënën e 27 marsit edhe një mbledhje tjetër urgjente nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, pas zhvillimeve të fundit, që rezultuan me arrestimin e Agim Ademit.

FFK-ja ka theksuar se gjatë mbledhjeve të kaluara, nuk kanë pasur informacione zyrtare se çka po ndodh konkretisht, andaj Komiteti Ekzekutiv, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, por në mbledhjen e mbajtur me 27 mars, KE është informuar plotësisht nga Policia dhe Prokuroria, dhe kanë shprehur gatishmëri dhe vullnet që këto çështje, përveç në organet e hetuesisë, konform statutit dhe akteve normative t’i adresojë edhe në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës të FFK-së, në mënyrë që çdo parregullsi apo shkelje potenciale, që mund të ketë ndodhur, të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të madh si dhe kërkon që ky komision të marrë verdiktin bazuar në aktet e saj normative”

KE-ja thotë se ditën e 21 marsit në zyre të FFK-së dhe në hotelin e Kombëtares kanë ndërhyrë forcat e rendit pa asnjë lloj dokumentacioni të prezantuar dhe sipas tyre kjo dëshmohet edhe në komunikatën e Policisë një ditë më vonë.

“KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyret e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv bëri të ditur se këto shqetësime FFK-ja do t’i përcjellë edhe në FIFA dhe UEFA.

“Gjithashtu, KE i FFK-së vendosi që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi. KE edhe një herë rithekson gatishmërinë për të bashkëpunuar me çdo institucion të Kosovës, të UEFA-s dhe FIFA-s për adresimin e të gjitha çështjeve dhe parregullsive potenciale, të cilat kanë mundur të ndodhin, si pranë organeve të saj përkatëse, po ashtu edhe atyre shtetërore”, thuhet ndër të tjera.

Në përfundim të njoftimit zyrtar të FFk-së, thuhet se “KE inkurajon ekipin dhe stafin e Kombëtares që të mos ndikohen nga këto zhvillime dhe të vazhdojnë të japin paraqitje dinjitoze në ndeshjen kundër kombëtares së Andorrës, ashtu sikurse në ndeshjen kundër kombëtares së Izraelit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika