Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lok Komoni, ka theksuar mbështetjen dhe forcën e bashkimit që po ndjen gjatë takimeve të tij fushatës zgjedhore.
Gjatë një vizite në Voksh, Sllup dhe Lumbardh, Komoni falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga ata.
“Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe. Kudo që shkojmë, ndjejmë forcën e bashkimit dhe besimin në fitoren e Kosovës më 9 shkurt!” ka shkruar Komoni në një postim në Facebook.
Ai u shpreh i sigurt në fitoren e AAK-së dhe shprehu besimin se me numrin 137 për AAK-në dhe 51 për Hamdi Komonin, do të arrihet një Kosove më të fuqishme dhe të suksesshme.