Kompania Gitor Shpk, e cila është në pronësi të biznesmenit Bledian Ramadani, është përzgjedhur si një nga 20 kompanitë më të mira në Evropë për prodhimin e betonit të cilësisë së lartë. Ky vlerësim është bërë nga Green Building Europe, një nga organizatat më prestigjioze në fushën e ndërtimit ekologjik dhe inovativ.
Gitor është vlerësuar për prodhimin e betonit me rezistencë të lartë, kapitalit të madh financiar, dhe kapacitetit për të mbështetur ndërtimin e objekteve deri në 160 kate, me logjistikë liferimi të betonit deri në 855 metra lartësi! Ky është një standard që e rendit kompaninë në elitën e industrisë, krahas disa prej emrave më të njohur globalisht.
Ekspert të kësaj lëmie cilësojnë se të qenurit pjesë e kësaj liste ndër këta emra të mëdhenj është jashtzakonisht e vështirë dhe është për çudi se si një biznesmen Kosovarë ia ka arritur të bëhet pjesë!
“Duhet të jesh shumë i fortë financiarisht dhe politikisht të renditesh në këtë listë, dhe atë çuditërisht pas Titan-it Grek!” tha z.Rrecaj, ekspert ne fushën e ndërtimit.
Në mesin e 20 kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e betonit sipas Green Building Europe, renditen disa prej emrave më të njohur në industri. Heidelberg Materials nga Gjermania kryeson listën si një nga liderët globalë në prodhimin e betonit të cilësisë së lartë. Pas saj vjen Holcim Ltd, kompania zvicerane e njohur për inovacionin në ndërtim, dhe Cemex Europe nga Spanja, e cila operon në disa shtete evropiane me kapacitete të mëdha prodhuese.
Italia përfaqësohet nga Buzzi Unicem dhe Italcementi Group, dy kompani me traditë në prodhimin e betonit për struktura të mëdha. CRH Europe Materials nga Irlanda është një tjetër kompani e fuqishme në këtë sektor, ndërsa Dyckerhoff Beton nga Gjermania dhe Lafarge France janë të njohura për përzierjet inovative të betonit të lartë rezistence.
Mbretëria e Bashkuar ka dy përfaqësues të rëndësishëm në këtë listë, Tarmac Concrete dhe Breedon Group, të cilat operojnë në projekte infrastrukturore të mëdha. Schwenk Zement nga Gjermania dhe Vicat Group nga Franca gjithashtu mbeten liderë të njohur në këtë industri. Nga Greqia vjen Titan Cement Group, një kompani me përvojë të gjatë në tregun evropian të ndërtimit.
Pas gjigandit grek, menjëherë renditet edhe Gitor Shpk e biznesmenit Bledian Ramadani nga Kosova. Duke vijuar pas me përfaqësues të tjerë nga veriu i Evropës janë Cembrus A/S nga Danimarka, Holmen Beton nga Suedia dhe Norcem AS nga Norvegjia. Transportbeton Austria dhe Mapei Concrete nga Italia janë gjithashtu të njohura për prodhimin e betonit me performancë të lartë.
Në këtë listë është përfshirë edhe një kompani nga Serbia, e ashtuquajtur Beton Kolubara!
Duke mos harruar se Gitor del të jetë edhe një nga lojtarët më të mëdhenj ne tregun Ballkanik të industrisë së xhamit!