Kompania “Elektroserver” e shkel marrëveshjen për rrymën

KOSTT-i ka konfirmuar shkeljet e marrëveshjes nga kompanisë serbe “Elektrosever” për energjinë elektrike për katër komunat veriore të Kosovës

Kompania serbe “Elektrosever” e ka shkelur marrëveshjen për energjinë elektrike për katër komunat veriore të Kosovës e nënshkruar në Bruksel. Kompania serbe nuk e ka respektuar pikën e dytë në udhërrëfyesin për energjinë, dokument për të cilin janë pajtuar Kosova dhe Serbia. Aty thuhet se shtatë ditë pas marrëveshjes “Elektrosever” siguron të dhënat më të fundit për konsumatorët.

Se kjo marrëveshja nuk është respektuar e ka konfirmuar Operatorit i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë, “KOSTT”.

“Kompania Elektrosever nuk i ka siguruar ende KOSTT-it të dhënat siç parashihet në pikën e dytë në Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë”, thuhet në përgjigjen e KOSTT-it për RTV Dukagjini.

Licenca nga ZRRE-ja për këtë kompani është dhënë me 24 qershor, rreth dy javë më parë.  Këto të dhëna “Elektrosever” ka qenë i detyruar t’ia dorëzoj edhe kompanisë turke “KEDS”. Këta të fundit ka dy ditë që nuk po kthejnë përgjigje. Të heshtur gjatë ditës kanë qenë edhe nga Qeveria. Përgjigje nuk ka kthyer as nënshkruesi i marrëveshjes, zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi.

Edhe ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak nga RTV Dukagjini është pyetur për mos-respektimin e marrëveshjes, por nuk është përgjigjiur. Ngjajshëm ka vepruar edhe Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Pikërisht Bashkimi Evropian sipas analistit Gazmir Raci duhet të jetë garantues i marrëveshjes, për çka sipas tij Kosova duhet të tregohet këmbëngulëse.

“Kosova duhet me i zbatu ato çka është marrë vesh, afatet kohore. Në ato momente kur “Elektrosever” nuk  zbaton atë çka ëshhtë pajtu Kosova me Serbinë, hapat të tjerë nuk duhet të zbatohet nga ana e Kosovës. Asnjë centimetër Kosova nuk duhet të lëvizë ndaj “Elektrosever-it” nëse ajo nuk e ka zbatuar njërin nga obligimet që e ka”, deklaron Raci për RTV Dukagjini.

Edhe njohësi i zhvillimeve politike Nexhmedin Spahiu pajtohet se sjelljet e Elektroseverit janë kryekëput politike. Ai thotë se zvarritja e marrëveshjes lidhet me vendimin për reciprocitet në letërnjoftime raport me Serbinë.

“Njëherë është dashur që këtë marrëveshje me e bo funksionale edhe pastaj me shku tutje Jo pa e kërcy “gardhin” me bo “hop”. Kjo është një naivitet i Albin Kurtit në bisedime”, shprehet Spahiu.

Në rast të mos respektimit të marrëveshjes, në udhëzues parashihen edhe masat ndëshkimore. 100 ditë pas lëshimit të licencës, ZRRE mund të vendosë për pezullim apo tërheqje të licencës për “Elektrosever-in”. Por para këtij vendimi duhet të ketë konsultime me palët, nën ndërmjetësim të BE-së, brenda një afati kohor prej 15 ditësh. BE më pas do të ofrojë opinion të ekspertëve, nëse kërkohet të paktën prej ndonjërës palë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika