Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” bën thirrje që uji i pijes të vlohet para se të konsumohet

Pamje nga rruga në hyrje të Vushtrrisë





Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë thirrje që uji i pijes të vlohet para se të konsumohet.

Me anë të një njoftimi për media, teksa kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë vërshimeve, kjo kompani ka bërë të ditur se reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që toka të përmbytet nga uji e me të edhe pusetat e ujëmatësve dhe pustetat tjera të jenë të mbushura me ujë të ndotur.

“Në një situatë të tillë ka mundësi që uji i shiut nga pusetat tuaja të depërtojë përmes ndonjë vrime potenciale në rrjetin tuaj të furnizimit. Në këtë rast uji i pijes të cilin e konsumoni ju mund të kontaminohet me ujë të papastër. Prandaj në këso situate rekomandohet që uji i pijes të vlohet para përdorimit në mënyrë që të shmangen situata të pa dëshirueshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rast se vërehet se uji i pijes është i turbullt, sipas kësaj kompanie rekomandohet që i njëjti të mos përdoret për pije.

“Po ashtu, lusim të gjithë ata konsumator të cilët posedojnë furnizim të dyfisht; ujësjellës dhe pus (bunar) të sigurohen që uji nga pusi mos të kthehet në sistem të ujësjellësit pasi që i njejti mund të ndikoj në kontaminimin e ujit të pijes jo vetëm tek shfrytëzuesi por edhe tek fqinjët e tyre”, vijon njoftimi.

Po ashtu, është bërë e ditur se si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues, pa ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Nedakoc, Sfaraqak, Pestovë, Novosellë, Lum i Madh, Stanofc Epërm dhe Stanofc i Ulët.

“Riparimi i gypit të dëmtuar parashihet të fillojë nesër në mëngjes dhe shpresojmë që deri në orët e pasditës të sanohet problemi dhe të rikthehet furnizmi me ujë të pijes për këto fshatra”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka bërë thirrje drejt konsumatorëve që të mos konsumojnë ujë pa e vluar atë.

Me anë të një komunikate për media, nga KRU “Hidrodrini”, thonë se në bazë të raporteve nga terreni thirrja vlen posaçërisht për zonën e Istogut, Deçanit dhe Klinës.

Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika