Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që i shkatërrojnë tanket Leopard

Ushtarët ukrainas qëndrojnë në tanket e tyre pranë qytetit të vijës së parë të Bakhmut, në mes të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në rajonin e Donetsk, Ukrainë, 13 janar 2023. REUTERS

Një kompani ruse tha se do të ofrojë pesë milionë rubla (72.000 dollarë) për ushtarët e parë që i shkatërrojnë ose i kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë.

Siç shkruan Reuters, Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane, janë pajtuar për t’i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm, për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të.

Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm, ndërsa zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të “digjen” në vijën e frontit.

Tani një kompani ruse – Fores, me bazë në Urale, e cila prodhon mjete për industrinë e energjisë – po ofron pagesa në para për ushtarakët rusë që “kapin ose shkatërrojnë” tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman ose Abrams të prodhimit amerikan, ka shkruar edhe REL.

Kompania tha se do t’i paguajë pesë milionë rubla (72.000) dollarë ushtarit të parë rus që shkatërron tankun e parë dhe nga 500.000 rubla (7.200 dollarë) për të gjitha sulmet e mëvonshme.

Autoritetet ukrainase kanë thënë vazhdimisht se atyre u nevojiten 300 tanke, ndërkaq po përpiqen t’i dëbojnë forcat ruse nga territori i tyre.

Rusia ka shumë më shumë tanke se Ukraina, por modelet e tyre janë inferiore në disa aspekte kyçe ndaj modeleve perëndimore.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, pritet të nisin ofensiva në javët e ardhshme, me tanke që pritet të luajnë një rol jetik në ato beteja, thanë ekspertët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika