Kompanitë në Shkabaj cak i hajdutëve, kërkohet angazhim më i madh i policisë

Disa biznese të lokalizuara në Shkabaj kanë qenë cak i vazhdueshëm i hajnave të cilët u kanë shkaktuar dëme të mëdha monetare e materiale. Ata thonë se ndonëse i kanë raportuar rastet, për to nuk po bëhet mjaftueshëm

Policia e Kosovës

Hyrja nga dritarja e podrumit nuk e ndezi alarmin deri atëherë kur nisën lëvizjen për të cilën kishin ardhur.

Janë këta disa hajdutë të cilët po ndajnë drejtimet për vjedhjen e kompanisë së kozmetikës “Aulona” atëherë kur alarmi i vë në panik.

Por, kërkimi i tyre vazhdonte edhe në zyrat lartë. Nga aty, pas tentimeve në afate të ndryshme kohore, hajdutët kishin dalë me xhepat plotë.

“Rasti i parë kanë hy para një muaji dhe i fundit para dy jave, çdo dy javë ndodhin. Pres shumë prej shtetit dhe institucioneve. 20 mijë euro, herën e dytë s’kanë marrë kurgjo”, ka thënë Përparim Berisha, pronar i së kozmetikës “Aulona”.

E cak i hajdutëve qenë edhe kompani të tjera të lokalizuara në Shkabaj.

“Agimi Company” është vjedhur katër herë. Lidhur me këtë, pronari i saj ka shprehur shqetësimin e tij për mostrajtim të duhur të rastit.

“Jena ardh në mëngjes, ka pas bukur shumë dëme, dëme material, xhama, vjedhje t DVD, kamerave dhe e bonëm mend me ju thirr juve se kurgjo s’është marrë prej hetuesve t’Obiliqit edhe sa here vijmë n’mëngjes ka telashe. Shkurt e shqip po nihem t’shqetësun se s’po merr kërkush masa. Qe 4 herë marrim raport prej policies po s’ka kurgjo”, ka thënë Arbër Gashi, pronar i ”Agimi Company”.

Për dallim nga kompania paraprake, në “Agimi Company” hajdutët nuk kishin gjetur para.

“Vlera e dëmeve materialisht dikun 3-74 mijë euro, pare s’kanë marrë. Por po është një tut e punës me ardh me punu në punë. Kur t’vish n’mëngjes I ki t’thyne, hala s’murrem lajm prej Policisë që u bo zgjidhje” ka shtuar Gashi.

Televizioni ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për vijimin e hetimeve dhe në rast se ka identifikuar të dyshuarit, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika