Kompany synon ta angazhojë Aro Muricin si portier tek Burnley

Është bërë e ditur nga një gazetar sportiv se në transferimet potenciale të Kompany, i cili pritet të bëhet trajner i Burnley-t, bën pjesë edhe Gardiani i Dardanëve

Aro Murici

Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, tashmë po mendon për transferimet potenciale në skuadrën e re.

Kompany i cili pritet të bëhet trajner afatgjatë i Burnley-t, u largua nga posti i trajnerit të Anderlechtit para afro dy javësh dhe tash pritet të angazhohet te ekipi anglez.

Përderisa pritet të caktohet në postin e trajnerit, Kompany është duke menduar për planet e tij.

Një largim i mundshëm është opsional për portierin Nick Pope, për të cilin shumë klube kanë shprehur interesim.

Zëvendësimi i 30-vjeçarit pritet të bëhet me portierin e Kosovës, Arijanet Muric, kka bërë të ditur gazetari sportiv, Alan Nixon.

Gardiani i Dardanëve, i cili është pjesë e Cityt nga viti 2017, gjatë sezonës 2021/2022 tek klubi turk, “Adana Demirspor”, nuk pranoi gola nga 10 ndeshje, 32 në total.

Kompany e vlerëson lartë 23-vjeçarin, i cili para Demirsporit, ka luajtur si huazim në klube, si Nottingham Forest, Girona e Willem II.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika