“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Radio Televizioni Dukagjini do të sjellë emisionin e ri "Komplot" që do të fillojë në datën 2 prill në orën 20:05. Në “Komplot” do të dekonstruktohen të gjitha komplotet, rrëfimet rreth tyre dhe teoritë më të pabesueshme

“Komplot-i” nis të hënën në Televizionin Dukagjini

Rrëfimet për të djeshmen dhe të ardhmen, në formën e të vërtetave dhe gënjeshtrave, e mbështjellin shpesh njëra-tjetrën në botën në të cilën jetojmë.

Pas çdo gjëje dhe brenda hijes së saj fshihet diçka. Dhe, njëherësh, dallohet po gjithçka. Pikëpyetjet shoqërohen kryesisht me pikëçuditje. Shumë rrallë me pikë.

Njerëzit kërkojnë rrëfime të thjeshta, por vazhdimisht tërhiqen nga ato të komplikuarat, për të mos thënë të pabesueshmet.

Shumë prej tyre dëgjohen përditë. Në rrugë. Në kafene. Madje edhe në studio televizive.

Prandaj, kemi vendosur t’u ofrojmë një platformë, në kërkim të së vërtetës. Në “Komplot” do të dekonstruktohen të gjitha komplotet, rrëfimet rreth tyre dhe teoritë më të pabesueshme. Dhe ato që duken si të tilla.

Ndryshe nga komplotistët, rrëfimtarët tanë do dalin hapur, në përballjet e të kundërtave, në diskutime dhe analiza të stërholluara.

Nga e hëna në të premten, në 20:05, moderuar nga Krenare Vokshi, “Komplot” ju nxjerr prapa perdes së realitetit të konstruktuar të përditshmërisë. Dilni përtej! Ju presim në anën tjetër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika