Komuna e Drenasit zë vendin e parë në garën për performancë komunale

Komuna e Drenasit zë vendin e parë të Grantit të Performancës, fiton mjete mbi 2 milionë euro

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka marr pjese në ceremoninë e ndarjes së Grantit të Performancës, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku edhe ka marr çmimin e parë të konfirmuar edhe vlerën prej 2,034,775.88 euro.

Në prani të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, të ambasadorit të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Demos-it, kryetari Lladrovci ka pranuar çmimin për vendin e parë në garën për Performancë komunale.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbëNë fjalën e tij, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, tha se vendin e parë ia dedikon ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë. Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se kjo arritje është falë punës së të gjithë zyrtarëve komunalë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika