Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve jashtë Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka thënë se ky vendim është marrë në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës, si shkak i dukurive negative që ndodhin në këto ekskursione dhe shpenzimet e mëdha të familjeve.
“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare, ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve”, ka shkruar Hyseni.