Komuna e Malishevës: 158 numri i të helmuarve por situata nën kontroll

"Është  rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.  Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontroll të plotë"

Komuna e Malishevës: 158 numri i të helmuarve por situata nën kontroll

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka shkuar në 158 numri i personave të helmuar në këtë komunë nga ushqimi në një “fast food”.

Në një njoftim theksohet se se situata është nën kontroll të plotë.

“Është  rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.  Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontroll të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e  shërbimeve të nevojshme shëndetësore.  Për informacione  të tjera do njoftoheni me kohë në orët në vijim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, njëra nga pacientet, e cila nuk deshi të identifikohej, ka thënë për KosovaPress se lokali në fjalë ka pasur mungesë të pastërtisë adekuate për ushqim, derisa shton se gjendja e saj shëndetësore sot është më stabile.

“Të mërkurën e kam ngrënë një doner në ora 19:00. Simptomat janë bërë në ora 23:00 të natës. Prej të mërkurës jam kështu, mbrëmë kam qenë më keq, ethe, temperaturë, vjellje, bark qitje… kështu. Vetëm aty jemi helmuar pronari im, një punëtor dhe një punëtore që kemi ngrënë, të tretë dhe jemi helmuar. Nuk e di, vetëm doner, se çka ka pasur nuk e di. Si e kemi ngrënë atë jemi helmuar, kemi vjellë, tri orë, nuk ka zgjatë më shumë. As bukë, as asgjë nuk kam ngrënë vetëm ujë. Lokal që është midis rruge krejt pluhur bagerat. Ai nuk është lokal. Krejt pluhur në gojë e futim, nuk e di dje jam kanë më keq sot pak më mirë”, tha pacientja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika