Komuna e Mitrovicës së Veriut deklarohet pas shtyrjes së afatit për lirimin e ndërtesës komunale

Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, Visar Syla, në “Magazinë” të Radio Dukagjinit ka thënë se vendimi për shtyrjen e afatit për lirimin e objektit komunal është për t'u dhënë kohë zyrtarëve të zhvendosen

Ndërtesa në Mitrovicë të Veriut që autoritetet lokale pretendojnë se shfrytëzohet nga disa institucione të Serbisë, foto REL.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Visar Syla në “Magazinë” të Radio Dukagjinit ka thënë se shtyrja e afatit për lirimin e objektit komunal i cili përdoret nga strukturat paralele serbe, është bërë për t’u dhënë kohë më shumë zyrtarëve për t’u zhvendosur nga aty.

“Të ju japim zyrtarëve aty kohë më shumë që të zhvendosen nga objekti, kjo është arsyeja e shtyrjes së këtij vendimi”, ka thënë Syla.

Komuna e Mitrovicës së Veriut të premten ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Sipas tij, sot inspektorati do t’ua kumtojë vendimin palëve për shtyrjen e afatit deri në 14 ditë.

“Po shtyhet afati për dy javë. Sot inspektorati shkon dhe do t’ua kumtojë palëve informacionin që afati shtyhet për dy javë”, ka thënë Atiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika