Komuna e Mitrovicës vazhdon përkujdesjen ndaj qytetarëve të strehuar pas evakuimit

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se vazhdon përkujdesjen ndaj qytetarëve të strehuar pas evakuimit dhe se përmes donacioneve të ndryshme janë duke iu ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe gjësende të tjera të nevojshme

Vërshimet

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, Drita Ibrahimi, ka realizuar vizitë tek familjet që janë strehuar në objektet e kontraktuara nga komuna, pas evakuimit nga shtëpitë e tyre të cilat janë vërshuar pas reshjeve të shiut.

“Me këtë rast, drejtoresha, znj. Ibrahimi ka thënë se qytetarët të cilët janë të vendosur në ato objekte pranojnë shujta ditore tri herë në ditë, gjëra elementare për fëmijë, shërbime mjekësore, si dhe çdo kërkesë tjetër që paraqitet brenda 24 orëve”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Pamje të postuara nga Komuna e Mitrovicës

Tutje njoftohet se Ibrahimi ka potencuar se drejtoria të cilën e drejton do të vazhdoj përkujdesjen ndaj qytetarëve që kanë nevojë.

Mes tjerash njoftohet se përmes donacioneve të ndryshme janë duke iu ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe gjësende të tjera të nevojshme.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës njoftohet se deri më tani ka të strehuar 89 persona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika