Komuna e Pejës dhe e Ferizajit përfitojnë kamionë për grumbullimin e mbeturinave

Në Komunën e Pejës është bërë pranim-dorëzimi i pesë kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, në vlerë prej mbi 1 milion eurosh. Gjithashtu, përfituese ishte edhe Komuna e Ferizajt, me gjithsej, katër kamionë

Kamionët për grumbullimin e mbeturinave

Komuna e Pejës përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se është bërë pranimi I kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, në kuadër të skemës Gara për Mjedis të Pastër dhe Granti i Përformancës Komunale

Komuna e Pejës ka përfituar pesë kamionë në vlerë prej 1 milion e 135 mijë eurosh.

“Komuna e Pejës ka përfituar pesë (5) kamionë në vlerë prej 1,135,000.00 € për grumbullimin e mbeturinave, me mbështetje të GIZ-it të Qeverisë Gjermane, Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimi Evropian,” shkruhet në njoftimin e komunës.

Sipas tyre, prioritet i komunës do të jetë riciklimi I mbeturinave dhe krijimi I kushteve moderne për qytetarët.

Ndërsa, përfituese e Garës për Mjedis të Pastër dhe Grantit të Performancës Komunale, ishte edhe Komuna e Ferizajt, me gjithsej, katër kamionë.

“Bashkë me Ministrin e MMPHI-së, Liburn Aliu, ministren e MZHE-së, Artane Rizvanolli, ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Jorn Rohde, Përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, drejtorin e GIZ-it, David Oberhuber dhe kryetarët e komunave përfituese dorëzuam përkatësisht pranuam çelësat e 37 kamionëve për komunat përfituese nga kjo skemë mbështetëse,” ka shkruar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një postim në Facebook.

Sipas Aliut, Ferizaji me flotën e automjeteve për grumbullimin e mbeturinave, hap një kapitull të ri të mirëmbajtjes së qytetit, duke u bazuar në teknologji dhe mjete të avancuara për grumbullimin e mbeturinave.

Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika