Komuna e Pejës nis t’i pranojë kërkesat e dëmeve, shpall ditë zie

Banorët të cilet u preken nga vërshimet e së shtunës në disa lagje të Pejës, kanë rrëfyer për televizionin Dukagjini, detaje të tjera rreth asaj nate të trishtë. Në mënyrë vetanake ata tashmë kanë filluar ti pastrojnë shtepit e tyre gjysmë të rrenuara derisa presin edhe doren e shtetit

Mbetjet e fundit po i largojnë nga shtëpitë e tyre.

Dikush me lopat, të tjeret më  kove  e dikush edhe me mjete të renda por të gjithë më të njëjtin hall, pastrimin e shtepive gjysme të rrënuara .

Situata që u krijua në këto lagje të Pejës banorëve të kësaj ane po ua rikujton momentet e pasluftës.

“ Tana kujtesat e mbas luftës po mi rikthen, kështu edhe atëher jemi bë, edhe atëher jemi mundu që vet me I pastru me I ndihmu të tjerëve”, Riard Krasniqi – banor.

“ Jemi tu prit duhet me ardh edhe ata mi pa demet dhe jemi duke i pritur, kjo po me kujton një tmerr që se kum perjetu asnjëher”, është përgjigjur Valentina Dreshaj-Hajrizi-pronare e nje marketi të demtuar

Në përpjekje për t’i larguar mbetjet e fundit nga shtepia e tij, është edhe Panarit Berisha i cili po lë fajton institucionet qëndrore e komunale për atë që ndodhi dy ditë më parë.

“ Qe 23 vite nuk e ka pastru komuna e Pejës kanalin pasi ai është gjithmonë i mbushur me zall e gur se përndryshe kjo nuk kish ndodh”, ka thënë Panarit Berisha.

Për dallim nga ta, 24 qershorin do të kenë të shënuar cdoherë, familja Ademi nga lagjja “Asllan Qeshma”, të cilët humbën dy anëtarë të familjes.

Gjatë mesditës së kësaj të hene Dion e Mirsade Ademaj, u varrosën në varrezat e qytetit të Pejës, i cili sot ishte edhe zyrtarisht në ditë zie

Kjo komunë nga sot ka filluar t’i pranoj edhe kërkesat për dëmet e shkaktuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika