Komuna e Podujevës kërkon 6 mijë euro nga Ministria e Kulturës për Bibliotekën e Qytetit

Komuna e Podujevës ka krijuar hapësira të reja për Bibliotekën e Qytetit

Hapësira e re e Bibliotekës së Qytetit

Kryetari Shpejtim Bulliqi, bashkë me nënkryetaren Marigona Lahu, drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtorin e Kulturës Pajtim Balaj para gati dy jave i kanë përuruar hapësirat e reja të Biblotekës së Qytetit.

Në një postim në Facebook nga komuna e Podujevës, thuhet se biblioteka e re përbëhet nga katër kënde të furnizuara me libra. Këndi i parë është për gjuhë të huaja, këndi i dytë i dedikohet Rilindjes dhe historisë kombëtare, këndi i tretë i dedikohet leximit për fëmijë dhe këndi i katërt i dedikohet leximit për të rritur.

Objekti i vjetër i komunës së Podujevës tashmë po shfrytëzohet për hapësira të reja. Aty tanimë është përuruar Biblioteka e Qytetit. Biblioteka gjendet në katin e parë, kurse salla e leximit gjendet në ish-sallën e Kuvendit Komunal.

Kryetari Bulliqi, bashkë me nënkryetaren Marigona Lahu, drejtorin e arsimit Avni Fetahu dhe drejtorin e kulturës Pajtim Balaj

E për këtë projekt, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) Pajtim Balaj bëri të ditur për Portalin Dukagjini, se janë shpenzuar mbi 40 mijë euro.

“Ka një sallë kryesore leximi dhe dy salla ndihmëse për punë në grupe dhe sallën e leximit për fëmijë”, – tha Balaj.

Ai tha se ky projekt është investim vetanak i komunës, dhe momentalisht ka 14 mijë tituj, me 41 mijë kopje. Balaj u shpreh se komuna është në fazën e nënshkrimit të kontratës, për furnizimin me më shumë se 500 tituj, e me mbi 3 mijë kopje.

“Po ashtu presim furnizim në vlerë 6000 euro nga MKRS”, – u shpreh Balaj.

Drejtori i Kulturës Pajtim Balaj

Gjithashtu Balaj shtoi se Bibloteka e Qytetit ka ekzistuar edhe më herët, por me hapësira më të vogla, e që të njëjtat nuk i kanë plotësuar kushtet.

“Kjo sepse Biblioteka është djegur në vitin 1999 pas luftës. Kurse hapësirat aktuale janë me të mëdhajat që i ka pasur biblioteka ndonjëherë”, ka thënë ai.

Gjatë përurimit të Bibliotekës kryetari Bulliqi shfrytëzoi rastin që në këndin e leximit të fëmijëve t’ju lexojë një përrallë fëmijëve të pranishëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika