Komuna e Podujevës ndalon posedimin e telefonit gjatë mësimit nga nxënësit dhe mësimdhënësit

“..Sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset - ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kjo komunë ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të institucioneve shkollore.

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Për zbatimin e këtij vendimi, siç njofton Bulliqi, do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitar.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika