Komuna e Podujevës thërret mbledhje urgjente të Këshillit Komunal të Sigurisë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, këtë të hënë nga ora 13:00 ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Komunal të Sigurisë, pas vrasjes së 18-vjeçarit

Komuna e Podujevës

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Podujevës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit.

Siç thuhet në njoftimin e komunës, mbledhja është thirrur nga kryetari Shpejtim Bulliqi, këtë të hënë prej orës 13:00.

Tema e mbledhjes do të jetë “Situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Podujevës”.

“Kryetari i komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

18-vjeçari me inicialet L.F., ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar më 14 janar.

QKUK-ja ka konfirmuar se viktima ka pasur lëndime të rënda në tru.

Prokuroria Themelore në Prishtinë fillimisht e kishte cilësuar rastin si “tentim vrasje”, por më pas e ka ricilësuar si “vrasje e rëndë”.

Të miturit janë ndaluar dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika