Nga 23 korriku deri më 30 shtator, Drejtoria e Administratës- Sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës do të punojë edhe të shtunave deri në ora 14:00, kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.
Përveç kësaj, Drejtoria e Administratës- Sektori i Gjendjes Civile do të punojë edhe gjatë pauzës.
“Obligohet Drejtoria e Administratës-Sektori i gjendjes civile që të punojnë gjatë kohës së pauzës si dhe ditëve të shtuna, duke filluar nga data 23 korrik deri me 30 shtator 2022 nga ora 10:00 deri në ora 14:00”.
Komuna e Prishtinës ka thënë se ky vendim është marrë për shkak se gjatë muajve të verës rriten kërkesat nga ana e qytetarëve që të pajisjen më dokumentet, pasi vijnë edhe bashkatdhetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se, nëpunësit civilë të cilët do të punojnë jashtë orarit të rregullt të punës të përcaktuar, me këtë vendim, t’u aplikohen dispozitat ligjore në fuqi (kompensimin e për orë shtesë apo shfrytëzimin i ditëve të lira për numër të orëve të punës)