Komuna e Prishtinës hap konkurs për 25 psikologë shkollorë

Komuna e Prishtinës të hënën e ka hapur konkursin për t’i punësuar 25 psikologë të rinj shkollorë

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati





Komuna e Prishtinës të hënën ka njoftuar se e ka hapur konkursin për 25 psikologë shkollorë.

Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Besianë Musmurati, ka thënë se shtimi i numrit të psikologëve e rrit sigurinë në shkolla si dhe është hap i mirë edhe për shëndetin mendor të nxënësve.

Musmurati ka premtuar se asnjë shkollë e kryeqytetit nuk do të mbetet pa psikolog.

“Po, shëndetin mendor dhe sigurinë në shkolla e kam shumë seriozisht! Sot e hapëm konkursin për punësimin e 25 psikologëve shkollorë dhe dëgjuam kërkesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve të Prishtinës. Nuk do ta lëmë asnjë shkollë pa psikolog! Një zotim i përmbushur për të jetësuar planin për siguri në shkolla”, ka deklaruar ajo.

Konkursi për psikologë do të jetë i hapur 15 ditë nga data e publikimit nga 10.10.2022 deri më datën 24.10.2022.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika