Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka realizuar disa investime, renovime në pishinën e Gërmisë.
Në njoftimin e komunës thuhet se “pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia” dhe paralajmërohet se hapja e saj do të bëhet në qershor.
Tutje, thuhet se pishina do të bëhet me një ambient të ri, guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat.