Komuna e Prishtinës organizon aktivitete për nder të Deklaratës së Kushtetutshmërisë

Komuna e Prishtinës do ta organizojë sot aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj – Festën e Deklaratës së Kushtetutshmërisë

Njoftimi i Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për nder të përvjetorit të 32-të të Deklaratës së Kushtetutshmërisë, do të organizojë aktivitete kulturore.

Kjo festë do të organizohet për herë të parë në kryeqytet.

Në njoftim thuhet se “ky aktivitet mbahet si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike”.

Aktiviteti do të mbahet në rrugën “2 Korriku”, dhe me orkestrën me po të njëjtin emër “ 2 Korriku”, duke filluar nga ora 12:00 e ditës së shtunë.

“Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, kjo festë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë aktiviteteve të llojit të tillë”, thuhet në njoftim.

Më 2 korrik të vitit 1990, 114 delegatë të pjesëve të ndryshme të Kosovës, e kishin miratuar publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti, dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika